Qeveria miratoi Dekret për përgatitjen e zgjedhjeve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 64-të miratoi Dekret me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit për çështje që lidhen me procesin zgjedhor i cili obligon Ministrinë e Brendshme në afat prej një ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, t’i dorëzojë deri te Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) të dhënat nga neni 43, paragrafi 6 i Kodit Zgjedhor, ose lista e shtetasve të cilët kanë ngritur kërkesë për lëshimin e letërnjoftimeve të reja ose pasaportë në çfarëdo baze dhe të cilat i kanë marrë ato nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti, njoftojnë nga Qeveria.

Po ashtu me këtë Dekret, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të dorëzojë listë të personave të cilët do të mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve, përkatësisht ditën e njëzet e dytë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Dekreti përcakton që KSHZ të dhënat për këta persona t’i shënojë në listën zgjedhore sipas detyrës zyrtare. Konform dekretit, Gjykatat themelore dhe Zyra për librat amë, në afat prej tre ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, janë të obliguar të dorëzojnë deri te KSHZ të dhënat për qytetarët, përfundimisht me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore”, theksojnë nga Qeveria.

Nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti, KSHZ dhe Enti i Statistikave obligohen të vazhdojnë aktivitetet për azhurnimin e listës zgjedhore të ndërprerë më 21 mars 2020, në përputhje me këtë Dekret dhe Kodin Zgjedhor.

“Me këtë dekret, Ministria e Shëndetësisë obligohet sipas protokolleve të përcaktuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive, për nevojat e zgjedhjeve dhe pas marrjes së të dhënave nga KSHZ, të sigurojë maska mbrojtëse, doreza dhe pajisje të tjera të nevojshme mbrojtëse për të gjithë anëtarët e organeve të zgjedhjeve dhe mjete dezinfektuese për secilin vendvotim”, informojnë nga Qeveria.

Në seancën e Qeverisë i vetmi që ka votuar kundër këtij dekreti ka qenë ministri i Brendshëm, Naqe Çulev.