Qeveria miratoi blerjen e ilaçit “Ramdesivir” për terapinë nga Covid-19

Qeveria e RMV-së në seancën e 16-të ka shqyrtuar informacionin për implementimin e Marrëveshjes Kornizë për furnizim publik të ilaçit “Veklury (remdesivir)“, i pranuar në terapinë për COVID-19, për procedurë për furnizim përmes Marrëveshjes për furnizime të përbashkëta të arritur me KE-në dhe sigurimin e mjeteve financiare dhe miratoi konkluzionin që ta ngarkojë Ministrin e Shëndetësisë ta nënshkruajë dhe ta implementojë Marrëveshjen e posaçme për furnizim public të ilaçit „Veklury (remdesivir)“ konform obligimeve të marra nga Marrëveshja Kornizë për furnizim publik të ndarë me procedurë përmes Marrëveshjes për furnizime të përbashkëta të arritur me KE-në.

Me konkluzionin e dytë rreth këtij informacioni Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave të sigurojë 13.500.000,00 denarë shtesë në kuadër të Buxhetit për të paguar ilacin „Veklury (remdesivir)“ për muajin Tetor derisa mjetet tjera që kapin shumën e 67.500.000,00 denarëve të parashikohen dhe të sigurohen nga Buxheti I Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021