Qeveria me vendim shtesë! Ashpërson kontrollin për personat që duhet të jenë në izolim, ja si!

Në seancën e 10-të qeveritare është sjellë vendim edhe për mënyrën e përpilimit dhe dorëzimit të vendimeve për izolim të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë në Kovid-19 apo janë raste kontakti.

Sipas propozimit të ri, vendimet për personat të cilët duhet të jenë në izolim do të publikohen në ueb faqen e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe në mënyrë shtesë në Gazetën Zyrtare në afat sa më të shpejtë, ku nuk do të publikohen të dhëna personale të qytetarëve, gjegjësisht plotësisht do të mbrohen standardet e definuara me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, sqarojnë nga Qeveria.

Ky ndryshim futet në zbatim për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve për të cilët caktohet masa e izolimit dhe për shkak të zvogëlimit të numrit të ditëve të izolimit.
“Me metodologjinë e re ulet mundësia për keqpërdorim të periudhës derisa nuk publikohet vendimi, kurse me këtë ulet edhe rreziku nga rastet pozitive shtesë me Kovid-19”, qëndron në kumtesën qeveritare.

Qytetarët do të njoftohen për vendimet për izolim edhe nëpërmjet telefonit në numrin e kontaktit që do të lihet në institucionin shëndetësor ku është kryer testimi.
Ekziston edhe mundësi që të jepet edhe vërtetim publik se është caktuar masë e izolimit, kjo edhe për nevojat e Prokurorisë Publike dhe organit tjetër publik./TV21