Qeveria: Më shumë se 21 mijë kompani do të marrin mbështetje financiare për rrogat e muajit prill

Paketë të re masash për tejkalimin e efekteve të krizës të shkaktuar nga koronavirusi, paralajmëron Qeveria e RMV-së. Ata thonë se një nga masat do të jetë ndihma e drejtpërdrejtë për qytetarët për të forcuar konsumin publik dhe privat. Nga Qeveria nënvizojë se të gjitha masat kanë për qëllim të ofrojnë kapërcim të lehtë dhe të shpejtë të pasojave ekonomike nga koronavirusi.

Qeveria
“Të gjitha masat deri më tani kanë qenë aktive dhe nëse është e nevojshme, do të vazhdojnë të zbatohen. Është duke u zhvilluar përgatitja e paketës së tretë të masave, e cila do të ofrojë mbështetje dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe familjet duke forcuar konsumin publik dhe privat, masa që do të ofrojnë një nxitje për të kapërcyer më lehtë dhe shpejt pasojat ekonomike nga koronavirusi, në mënyrë që të mund të ndërmarrim hapa në kohë për ringjalljen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe rritjen dhe zhvillimin e saj dinamik”

Nga Qeveria njoftojnë se në llogaritë e 21.542 kompanive do të kenë mjete në vlerë prej 14.500 denarëve për punëtorë, për pagesën e pagës së muajit prill.

Qeveria e RMV-së
“Po vijojnë bisedimet me Bankën Botërore për projekt të ri për veprim të shpejtë kundër pasojave nga kriza e shkaktuar nga COVID 19. Projekti është në vlerë prej 90 milionë euro dhe përbëhet nga dy komponente, e para komponentë ka të bëjë me përforcimin e kapaciteteve shëndetësore, ndërsa e dyta është për mbështetje të amvisërive dhe ka të bëjë me sigurimin e mbështetjes për transfere për amvisërive të prekura nga kriza e pasojave të koronavirusit dhe kompensim financiar për ata që e kanë humbur vendin e punës si rezultat i krizës.

Për mbështetje shtesë për familjet e prekura është edhe masa me të cilën rreth 30 000 amvisëri, përdorues të ndihmës sociale, marrin nga 1000 denarë shtesë për energji, përveç për muajt prill dhe maj, deri në shtator.