Qeveria me rekomandime për qytetarët për temperaturat e larta

Sipas informacioneve të marra të alarmit të motit të Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike nga data 21 deri 24 Korrik të vitit 2022 territori i gjithë vendit do të përfshihet me temperatura të larta të fazës së portokalltë prandaj Qeveria miratoi rekomandime për lirimin nga detyra e punës grupet më të cenueshme të popullsisë gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë.

Në kopshte rekomandohet të mos ushtrohet aktivitet fizik në ambient të hapur dhe të mos nxirren fëmijët jashtë nga ora 11 deri në orën 17. Punëdhënësit t’i respektojnë detyrimet ligjore në drejtim të disa proceseve teknologjike dhe prodhuese, të cilat paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve.

U bëhet apel edhe qytetarëve që të lëvizin me kujdes në pyje dhe të shmangin veprimet të cilat në ambient të hapur mund të shkaktojnë zjarr.
Për shkak të temperaturave, nga Kryqi i Kuq paralajmëruan se 30 vullnetarë të trajnuar do të patrullojnë në lokacionet më të frekuentuara në qytet – stacionet e autobusëve, ambulanca, tregje…nga ora 21 deri më 28 korrik.

“Ekipet do të shpërndajnë shishe me ujë, ndërsa sipas nevojës do të masin tensionin e qytetarëve të cilët do të ankohen për probleme shëndetësore. Të gjithë qytetarët do të marrin këshilla për mënyrat e parandalimit të temperaturave të larta. Në rastet e intervenimit, nëse vërehet ndonjë problem më i rëndë shëndetësor, ekipet do të transportojnë në institucionin më të afërt shëndetësor, ose ndërkaq në shtëpinë e personit që ka nevojë për terapi në kushte shtëpie”, informojnë nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.