Qeveria me pako të dytë të masave për qytetarët dhe kompanitë për lehtësimin e pasojave nga Kovid-19

Mbështetje financiare për ndërmarrjet nga sektori privat për pagesën e pagave për të punësuarit e tyre në vlerë prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj, shkurtim i pagave për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar në nivel të pagës minimale dhe formim të fondit solidar në të cilin do të dhurohen mjete për përballje me krizën me koronavirusin, janë një pjesë e pakos së dytë të masave që sot i prezantoi Qeveria për përballje me pasojat që i shkakton koronavirus.

Pakoja e masave është sjell në seancën e sotme qeveritare dhe për realizimin e saj sipas vlerësimeve janë të nevojshme rreth 200 milionë euro.

Masat nuk parashohin shkurtime të pagave të të punësuarve në sektorin publik, por vetëm të pagave të të gjithë funksionarëve të përzgjedhur dhe të emëruar.

Për muajin prill dhe maj do të sigurohet paga minimale edhe për punonjësit sportivë, artistët e pavarur dhe punonjësit mediatikë, ndërsa për ata punëtorë të cilët kanë mbetur pa punë do t’u paguhet 50 për qind nga vlera e pagës mesatare.

Një pjesë e pakos së masave janë edhe subvencionim i 50 për qind të kontributeve, si dhe kredi pa interes për kompanitë të siguruara përmes Bankës zhvillimore.

Pezullohet edhe Ligji për përmbarim që do të thotë se përmbaruesit nuk do të mund të ndërmarrin asnjë veprim, ndërsa shtyhet edhe pagesa për qira të shfrytëzuesve të banesave sociale, ndërsa për hua të kompanive do të sillet vendim i veçantë.

Njëra prej masave është edhe ajo që të punësuarit detyrimisht do të duhet ta shfrytëzojnë pjesën e pushimit të vjetër në konkludim me 31 majin, si dhe se ajo që zvogëlohen honorarët autorialë gjegjësisht do të paguhen 50 për qind më pak honorar nga ajo që është nënshkruar në marrëveshje përveç në raste kur honorari autorial është si e ardhur e vetme për qytetarët.

Kryeministri Oliver Spasovski, i cili i prezantoi masat në Qeveri, tha se për çdo masë do të sillet dekret i veçantë në të cilin hollësisht do të sqarohet gjithçka.

Apeloi deri tek qytetarët që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet dhe masat që i sjell Qeveria sepse siç tha së bashku jemi më të fuqishëm, sesa të ndarë.

“Koronavirusi godet pikërisht aty ku është karakteristika jonë globale dhe e përbashkët në të cilën ishim aq krenarë dhe e cila në esencë i solli botës shumë përfitime – lidhshmëri mes vete në botë. Kërcënimi me të cilin përballemi na tregon sa jemi të prekur dhe sa shumë jemi të varur nga sjellja njëri ndaj tjetrit. Por, me vetë këtë, është shumë e qartë se përgjigja e këtij kërcënimi është që të qëndrojmë së bashku në këtë luftë kundër rrezikut global. Tërësia çdoherë është më e madhe nga përmbledhja e pjesëve të saj, këtë duhet ta kemi në mendje kur i shohim masat pa dallim nëse janë ato masa të cilat tani i sjellim ose ato për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nëse qëndrojmë së bashku nga kjo fatkeqësi do të dalim të gjithë më të fuqishëm”, theksoi Spasovski.

Shtoi se Qeveria vazhdimisht do ta ndjekë zbatimin e masave dhe do t’i pranojnë të gjitha sugjerimet me qëllim të mirë.

“Absolutisht jam i bindur se do ta mposhtim këtë situatë. Kjo është sfida jonë që e pranojmë me përgjegjësi të fuqishme për ta zgjidhur me sukses. Së bashku jemi më të fuqishëm, se sa vetë të ndarë. Prandaj qëndroni me shëndet, të bashkuar dhe kështu të gjithë jemi së bashku. Qeveria, ministrat dhe zëvendësministrat të cilët jemi 24 orë të përkushtuar në këtë betejë do të gjejmë mënyra për të bërë gjithçka që është më e mirë për ta mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por do të bëjmë edhe gjithçka për ta mbrojtur dhe për ta shpëtuar ekonominë tonë sepse na duhen njerëz të shëndetshëm dhe ekonomi e cila do të mund të vazhdojë menjëherë një ditë pas krizës”, porositi kryeministri Spasovski.

Pakoja e dytë e masave që sot u prezantua në Qeveria është sjell në konsultim me anëtarët e Këshillit ekonomik dhe përmes bisedimeve me bashkësinë afariste përmes odave ekonomike, bashkësisë akademike dhe afaristëve nga sektori real.