Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 15:00 përmes një video-konferencë pritet të mbajë mbledhjen e saj të radhës. Jozyrtarisht, pritet të diskutohet në lidhje me hapjen e kufijve. Alsat më herët njoftoi se Shtabi Qendror i Krizave tashmë ka miratuar propozimin për hapjen e kufijve pa kushte.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë pritet gjithashtu të diskutohet edhe për punën e lokaleve në hapësira të mbyllura.