Qeveria mbajti seancën e parë, këto janë vendimet që u morën

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski sot ka mbajtur seancën e parë. Në këtë seancë Igor Janushev zgjidhet Sekretar Gjeneral i Qeverisë, Ivica Tomovski – është emëruar drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Elena Petrova – emërohet drejtoresh në Drejtorin për të Ardhura Publike, Boban Nikollovski emërohet drejtor në Dogana, Aleksander Janev është emëruar drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike dhe Sasho Petrushevski – emërohet Sekretar Shtetëror në MPB.

Në të njëjtën kohë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetan Tripunovski, e informoi Qeverinë për dëmet nga stuhia, pasi që nga komunat ishte ngarkuar me mbledhjen e informatave për vlerësimin e dëmeve nga stuhia për të vlerësuar sasinë e dëmit.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov ka njoftuar për dëmet e shkaktuara nga shiu në Teatrin e Dramës dhe është paralajmëruar rishikim i veprimeve të menaxhmentit të mëparshëm të Teatrit dhe neglizhencës së vazhdueshme.

Gjithashtu, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Është anuluar vendimi i kryesisë së mëparshme të Qeverisë, ndërsa informacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të Qeverisë së re.

Qeveria ka biseduar edhe për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë, ndërsa zotimi është konfirmuar dhe është vendosur që kjo rritje të realizohet në dy këste, prej të cilave pagesa e parë prej 2.500 denarë do të bëhet në shtator, ndërsa pagesa e dytë prej 2.500 denarë në mars.