Qeveria marrëveshje me Elvis Naçin, ja çdo bëhet me 9 milion eurot e dhuruara për rindërtimin

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje me kreun e fondacionit humanitar “Firdeus”, imam Elvis Naçin, mbi mënyrën se si do kontribuohet me donacionet e shqiptarëeve të mbledhura në ciklin “Shqiptarët për shqiptarët”.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një gur tjetër i rëndësishëm i bazuar në rindërtimin. 9 milion e 50 mijë euro dhurime nga shqiptarët për shqiptarët do të shkojnë për rindërtimin e 26 shtëpive individuale në Thumanë, varësisht nga nevoja edhe në njësi të tjera brenda zonës së dë*mtuar nga tër*meti i 26 nëntorit. Ndërkohë qeveria ka avancuar 5.7 milion dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë dhe përgatitjen e terrenit për rindërtimin e banesave, ku Firdeus së shpejti do të fillojë hedhjen e themeleve të para!”, shkruan Ahmetaj. Kujtojmë se në ditët e javët pas tër*metit, qeveria vendosi një bashkëpunim me imamin e njohur të Tiranës, duke kërkuar mbështetje edhe financiare prej kontributeve në “Firdeusin” e tij.