Qeveria lehtësoi masat kundër Covid-19

Për garat sportive në salla, ngjarje në fushën e kulturës në ambient të mbyllur, për seminare, baste sportive, restorante, kafene dhe hapësira të tjera të brendshme, objektet do të mund të mbushen deri në 30 përqind, ndërsa jashtë deri në 50 për qind. Megjithatë, për të marrë pjesë në ngjarje të tilla, është e detyrueshme të tregoni në derë certifikatë për marrjen e të paktën dozës së parë të vaksinës ose certifikatë për kalimin e Covid 19 jo më të vjetër se 45 ditë, duke llogaritur nga dita e shërimit.

Në seancën e fundit, Qeveria vendosi të vazhdojë ndalesa e mbajtjes së dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private në pjesët e mbyllura të objekteve gastronomike. Por cila është analiza epidemiologjike sipas së cilës ekspertët shëndetësor dhe qeveria vendosën t’i lehtësojnë masat dhe të lejojnë pjesëmarrje në pjesët e mbyllura të objekteve, sot nuk pati përgjigje.
Sinqerisht, nuk mund ta them cila është arsyeja epidemiologjike pse u lejua. Por ky ishte rekomandim nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, dhe kështu u bë”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër i Ekonomisë.

Zëvendëskryeministri ka qëndrim personal se në periudhën e mëparshme duheshin marrë masa më të rre*pta, por tani beson se është kulmi i kësaj vale të katërt dhe pret reduktim të numrit të të infektuarve në periudhën e ardhshme. Gastronomët, nga ana tjetër, i vlerësojnë masat e reja si të paqarta dhe konfuze sepse thonë se nëse hyrja në zonat e mbyllura lejohet vetëm për qytetarët e vaksinuar ose të atyre që e kanë kaluar virusin, pse të mos organizohet ndonjë festë.

Objektet e kategorizuara të ngjarjeve mbeten të mbyllura, duke lënë hapësirë ​​që festimet të zhvendosen në vende private pa kontroll. Përsëri po vijmë edhe në një situatë ku do të nevojitet ndihmë e re financiare, dhe nga fillimi i tetorit, kur nuk do të jetë më e mundur të punosh jashtë, do të duhet të ketë protokolle të reja për të punuar në ambiente të mbyllura”, thonë nga LOE Oda Turistike dhe Gastronomike.

Qeveria njoftoi se nëse vlerësohet se nevojiten masa të reja për të mbështetur ekonominë, sektorët që do të preken më shumë nga vala e re e katërt do të mbështeten. Bytyqi shtoi se me masat e reja të lehtësuara, Qeveria nuk përgatit terrenin për të dëshmuar se nuk do të ketë problem në organizimin e regjistrimit të paralajmëruar në shtator dhe zgjedhjet lokale në tetor. Qeveria është e vendosur se me rritjen e numrit të të vaksinuarve dhe respektimin e masave, regjistrimi dhe zgjedhjet nuk do të jenë kërc*ënim për shëndetin e qytetarëve. Vendim personal i regjistruesve do të jetë nëse do të vaksinohen apo jo. Deri më tani, qeveria nuk ka diskutuar nëse ekziston mundësi për të shtyrë regjistrimin dhe zgjedhjet në rast të përshkallëzimit të situatës me virusin.

Mendoj se është bërë mënyrë e jonë e jetesës, e ajo është mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, higjiena personale, plus vaksinimi është dëshmi e mjaftueshme se çdo operacion i vetëm, madje edhe regjistrimi i popullsisë është i sigurt për shëndetin e qytetarëve, nëse respektohen këto”, tha Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i ekonomisë.
Regjistrimi do të fillojë më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 të muajit të ardhshëm, ndërsa rrethi i parë i zgjedhjeve lokale është më 17 tetor.