Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të akreditojë Medresen Isa Beu në Shkup, diplomat e të cilës nuk janë njohur deri tash nga institucionet shtetërore arsimore. Lajmin e bëri të ditur kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu.
“Në seancën e 75 të Qeverisë u miratuan vendimet e rëndësishme, ndër të cilat edhe: Mendimi mbi Propozim ligjin për Institucionet e arsimit të mesëm të Bashkësive fetare. Faleminderit të gjithëve”!, ka shkruar Fetahu. /SHENJA/