Qeveria Kurti vendos të marrë 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë së datës 14 gusht të vitit 2020 ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagim Emergjent ndaj Covid-19”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se me 60 milionë sa ka kosto kjo marrëveshje do të blihen vaksina, por edhe pajisje të tjera anti-Covid.
“Në vazhdën e masave paraqes për aprovim nismën e marrëveshjes së marrëveshjes ekzistuese për financim, i tërë projekti kap vlerën totale prej 60 milionë euro, kjo do të mundësojë blerjen e vaksinave dhe pajisjeve të tjera”.