Përbërja qeveritare “Zaev 2” ka kaluar para pak minutash votëbesimin në Kuvend me 62 vota “pro”. Ndërsa opozita braktisi sallën duke mos marrë pjesë në votim, në këtë mënyrë nuk ka pasur asnjë votë kundër. Po ashtu në sallë nuk pati as edhe një votë abstenim. Kryeministri Zoran Zaev, më herët, në seancën e sotme të Kuvendit kishte kërkuar votëbesimin e Qeverisë. Kjo sipas tij vinte pas pretendimeve të VMRO-DPMNE-së se posedon shumicë të re në Kuvend.