Qeveria i vë yllin europian ligjit për shtetësi

Qeveria i dha dritë jeshile propozim-ligjit për shtetësi me flamur evropian. Kryeministri i vendit, Zoran Zaev tha se ky propozim ligj është në pajtueshmëri me deklaratat e shtëtësisë nga Bashkimi Evropian, dhe se ndryshimet e propozuara mbi këtë ligji ishin plotësisht sipas rregullave evropiane. Ndërkaq siçpas kreut të ekgzekutivit, bllokimet që i bëntë partia opozitare e Majta në lidhje me këtë propozim-ligj, ishin të paarsyeshme dhe se qëllimi i vetëm sipas tijë ishte të krijonin probleme ndër-etnike.

Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Edhe pse ky ligji ishte i sjellur me inicim të partisë Alenca për Shqiptarët dhe Alternativa, ne përsërikemi biseduar dhe kemi rënë dakord që Qeveria të e lëshoj, dhe se vetëm Qeveria ka të drejtë ta lëshoj me flamur evropian. Sot qeveria e miratoi dhe bëhet fjalë për të njëjtin tekst, që e kishin dorëzuar deputetët dhe shërbimet do ta dërgojnë në parlament”

Rikujtojmë se propozim-ligji për Shtetësi kishte ngecur i bllokuar në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, që partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe e Majta, e bllokonin të njëjtin me fjalime të stërzgjatura procedurale, me çka pamundësonin shqyrtimin e amendamenteve të propozuar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.