Qeveria: “I dënojmë su*lmet e pacivilizuara në Kuvend nga opozita”


Qeveria publikisht i dënon su*lmet dhe fyerjet jashtëzakonisht të pacivilizuara të shprehura në Kuvend nga deputetët e VMRO-DPMNE-së ndaj përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.

“Dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes që opozita po përhap me këmbëngulje këto ditë dhe po përpiqet t’ia imponojë opinionit nga foltorja e Kuvendit, por edhe nga bllokadat dhe protestat në rrugë. Qëllimi kryesor i këtyre su*lmeve të turpshme dhe të nivelit të ulët është pengimi i rrugës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Qëndrimet e Qeverisë janë të qarta dhe, siç u tha, jemi të vendosur të bëhemi pjesë e familjes evropiane ku bëjmë pjesë, duke mbrojtur interesat kombëtare dhe gjuhën maqedonase. Qeveria thekson se me të gjitha kapacitetet e tyre do të vazhdojnë të punojnë për prosperitetin e vendit dhe anëtarësimin e tij të plotë në Union.