Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur vendim të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit. Ai në një konferencë për media ka thënë se presin qw edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që t’i lihet rrugë vazhdimit të dialogut.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Qeveria sot merr vendim për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë

Qeveria Hoti në mbledhjen e sotme ka vendosur në rendin e ditës heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kjo është njëra ndër katër pikët e rendit të ditës së mbledhjes së Qeverisë.

Ishte Qeveria Kurti që kishte zëvendësuar taksën me reciprocitet ndaj Serbisë.

Reciprociteti kishte nisur së aplikuari më 1 prill në formë graduale.

Derisa më 29 maj Qeveria Kurti kishte ashpërsuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke detyruar shtetin fqinj që të përdorë emrin “Republika e Kosovës”.

Asnjë maune nuk ishte lejuar të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuronte: Republika e Kosovës.