Qeveria greke ofron 150 euro për të rinjtë që do të vaksinohen

Qeveria greke ka menduar të stimulojë vaksinimin e të rinjve duke shpërndarë një lloj financimi.
Sipas kësaj mase, qeveria do të paguajë paraprakisht 150 euro të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që ata të marrin të paktën një dozë vaksinimi dhe shuma do të akordohet në formën e një karte të quajtur “liria e kalimit” e cila mund ta paraqitet në mjedise publike.

“Ky është një borxh ndaj të rinjve, një dhuratë mirënjohjeje, veçanërisht para verës. Është një falënderim për durimin dhe këmbënguljen e tyre”, është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.