Qeveria spanjolle po bën presion ndaj partive opozitare që të miratojnë edhe një vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme.
Ministri i Transportit, Hoze Luis Abalos pret debat të ashpër në Parlament në seancën e nesërme.
Ai vlerëson se këto masa janë instrumenti më efikas juridik në luftën kundër virusit korona, sepse “ato iu japin autoriteteve fuqi të jashtëzakonshme të lirisë së lëvizjes”.
“Nuk ekziston plan B, nuk ka alternativë për gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Abalos në konferencën për media në Madrid.
Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ila tha se kjo është e nevojshme.
Spanja pati sukses që ta ulë rritjen ditore të të infektuarve prej rreth 35 për qind në mes të marsit në 0,16 për qind me ndihmën e masave të rrepta për izolim.
Më shumë se 25.000 persona në vend ndërruan jetë si pasojë e virusit Kovid-19.