Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për libra dhe materiale të tjera mësimore për arsim fillor dhe të mesëm ku përfshihen edhe dokumentet strategjike dhe rekomandimet e Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me arsimin dhe digjitalizimin.
Shërbimi qeveritar për shtyp njoftoi se gjatë përpilimit të ligjit janë paraparë dokumente të KE-së që kanë fokus zhvillimin e shkathtësive digjitale te nxënësit, krijimin e përdorimit të materialeve mësimore digjitale, zhvillimin e platformave edukative dhe shkathtësitë digjitale të mësimdhënësit.
“Në shtator të vitit 20202, Komisioni Evropian miratoi dy nisma që kanë për qëllim të forcojnë kontributin e arsimit dhe trajnimin në BE që do të ndihmojë në Evropë të “gjelbërt” dje digjitale. Nisma e parë prekin gjashtë dimensione edhe atë cilësim përfshirje dhe barazi gjinore, tranzicione digjitale, mësimdhënësit, arsimit e lartë, Evropë më të fortë në botë. Nisma e dytë është Plani i ri aksional për arsim digjital (2021 -2027) me nisma për arsim digjital me cilësi të madhe”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.
Ndryshe, Propozim-ligji për digjitalizimin e arsimit pas tërheqjes në Kuvend sërisht do të shkojë në procedurë kuvendare për votim.