Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV),pret që qytetarët të sillen si inspektorë pas 1 korrikut, pasi që hyjë në fuqi Ligji për kthim të një pjesë të tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) për personat fizik.
Qëllimi i këtij ligji është ulja e evazionit fiskal.
“Me miratimin e këtij Ligji për kthim të një pjese të tatimit të vlerës së shtuar për personat fizik, personat fizik do të kenë të drejtë të kthejnë një pjesë nga tatimi i paguar për vlerën e dhënë, për çfarë të njëjti në një farë forme do të jenë inspektorë, respektivisht do të kërkojnë të ju jepen faturat fiskale. Për shkak të asaj se pritet rritje e fitimit të regjistruar nëpërmjet faturave fiskale për pajisje, si dhe rritje të pagesës së tatimeve, respektivisht ulje të evazionit fiskal nga detyruesit tatimor”, thuhet në Ligj.
Pritshmëritë e Qeverisë janë që nëse qytetarët i shfrytëzojnë të gjitha faturat fiskale, t’u kthehen rreth 50 milionë euro në vit.
Përndryshe, e drejta për kthim të tatimit mund të realizohet vetëm njëherë për një faturë fiskale, ajo mund të jetë në lartësi prej 15 për qind nga shuma e TVSH-së që tregohet në faturën fiskale të dhënë, dhe se tatimi kthehet çdo tre muaj brenda së cilit duhet të jetë edhe fatura fiskale.
Brenda një afati tremujor, vlera më e lartë e tatimit të kthyer do të mund të arrihet nëse shuma e faturave fiskale kapin shumën prej 12 mijë denarë.