Qeveria e RMV-së, ka seancë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 17.05.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 45-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të rendit të ditës, në mbledhjen e sotme është edhe Informacioni për fillimin e Dialogut strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Raporti për bisedimet e përfunduara për harmonizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Japonisë.

Në mbledhjen e sotme të 45-të, mes tjerash, është edhe pika Informacioni për lëshimin e Letrës pa kundërshtim (no objection letter) për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Propozim-programin për zhvillimin e efikasitetit energjetik në ndërtesa përmes Fondit të gjelbër klimatik.