Qeveria e RMV-së e vazhdoi gjendjen e krizës me energjinë termike – Ja deri kur

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 13-të, e cila u mbajt online, miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në qytetin e Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për përdorimin e lëndëve djegëse alternative dhe kushtet e tregut të energjisë termike.

Me propozim të Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin në Sistemin e Menaxhimit të Krizave dhe Ministrisë së Ekonomisë, me këtë vendim shtyhet afati për vazhdimin e krizës në furnizimin me ngrohje deri më 30 prill 2022.
Vendimi, i cili do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të hyjë në fuqi më 17 shkurt 2022.