Qeveria e re zotohet se për 100 ditë do ta ketë planin për spastrimin e gjykatave


Qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev zotohet se kësaj radhe do të spastrojë gjyqësorin. Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq theksoi për “360 shkallë” se për 100 ditë do të jetë gati plani për spastrim dhe reforma të thella në gjyqësor.

Sipas tij, në këtë proces duhet të marrin pjesë edhe instancat më të larta të drejtësisë, Komisioni Antikorrupsion, Shoqata e Gjykatësve dhe e Prokurorëve si dhe institucione që mund të japin kontributin e tyre.

Ministri Mariçiq theksoi se do të verifikohet gjendja pronësore dhe pasuria e të gjithë të punësuarve në sistemin e drejtësisë, përmes një modeli efikas.