Qeveria e plotësoi vendimin për ndalesën dhe re*gjimin e posaçëm të lëvizjes për operatorët ekonomik


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje të shkurtë në të cilën u soll konkluzë lidhur me përjashtimet që kanë të bëjnë me lejet gjatë kohës së ndalesës dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes për operatorët ekonomik që kryejnë eksport, import ose transit të mallrave, për të cilët do të lejohet lëvizja e tyre nëse për mallin është lëshuar dokument transporti T1 apo TIR carnet, ose dokument shoqërues për eksport IPD.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe rekomandimi për sqarimin e pjesës nga vendimi i Qeverisë që ka të bëjë me periudhën e lejuar për lëvizje/transitim të transportierëve, me të cilën theksohet se për këta operatorë ekonomik vlejnë rregullat e vendosura më parë, gjegjësisht periudha për transit përcaktohet prej në tre deri në pesë orë dhe e përcakton nëpunësi kufitar në bazë të deklaratës së operatorit ekonomik për transitim në vend, nga hyrja në vendkalimin kufitar deri në daljen nga vendkalimi kufitar.