Qeveria e Maqedonisë sot mban seancë – mbyllja e deponive të parregullta dhe barazia gjinore në rend dite

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim prej orës 10:00 do të mbajë seancën e rregullt të 88-të me radhë, me disa pika të rendit të ditës nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në seancën e sotme, mes të tjerash, do të shqyrtohet informacioni për statusin e realizimit të aktiviteteve përgatitore të lidhura me projektin për mbylljen e deponive të parregullta në rajonin lindor dhe verilindor, me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për këtë seancë e ka propozuar pikën e Informacionit në lidhje me Propozim strategjinë për barazinë gjinore për vitin 2021-2026.
Për vendimet që do të merren dhe përfundimet e seancës së sotme qeveritare, publiku do të njoftohet nëpërmjet kumtesës menjëherë pasi të përfundojë, njoftojnë nga Qeveria.