Qeveria e Maqedonisë sot do të vendosë për çmimin e rrymës

Sot qeveria do të vendosë se me çfarë çmimi EMV do t’i shesë rrymë EVN Home. Drejtori i termocentraleve shtetërore Vasko Kovaçevski, thotë se më në fund kanë arritur t’i bëjnë planet financiare për prodhimin vendor, por edhe sa para do t’u nevojiten për realizimin e prokurimeve publike të parapara për vitin 2022.

Kovaçevski siguron se në vend të 60 për qind të parashikuara ligjërisht të energjisë elektrike të nevojshme për amvisëri, EMV do ta sigurojë të gjithë energjinë dhe nuk do të ketë nevojë për import të shtrenjtë të energjisë elektrike nga bursat.