Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Top Channel gënjeu për flamurin!

Qeveria e Shkupit ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar nga “Top Channel”për ngatërrimin e flamujve të BE-së me atë të Kosovës, gjatë konferencës për media mes kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski dhe atij kosovar, Albin Kurti, të mbajtur një ditë më parë

“Në lidhje me informacionin e publikuar nga “Top Channel”, duam të theksojmë se bëhet fjalë për një fake neës klasik.
Përpjekja për të krijuar konfuzion qëllimisht është më se e dukshme dhe nuk do të kalojë tek asnjë qytetar i ndërgjegjshëm. Nëse e shikoni videon me kujdes, shihet qartë se bëhet fjalë për ndërrimin e flamurit ekzistues të BE-së, që ishte aty në konferencën e mëparshme për media, me një flamur të ri për ngjarjen që pasoi më vonë me kryeministrin e Kosovës.

Flamuri u ngatërrua, por thjesht është incizuar zëvendësimi i flamujve, pra në kronikë, është keqpërdorur momenti kur flamuri i BE-së që qëndronte pranë flamurit kombëtar është zëvendësuar për të vendosur flamurin e vendi nga vjen mysafiri, në rastin e Kryeministrit të Kosovës.
Ky lloj i të ashtuquajturit raportimi përfaqëson një përpjekje klasike për të relativizuar të gjitha skandalet dhe dështimet e qeverisë së mëparshme. Amaterizmi kur flamujt e shteteve gaboheshin ose vendoseshin me kokë poshtë, nuk është dhe as nuk mund të jetë rast tani me këtë pushtet ekzekutiv.

Lusim media përpara se të publikojnë dezinformata të tilla sensacionale dhe lajme të rreme, të kontrollojnë faktet. Ndryshe bëhen pjesë e betejës së pandershme dhe të pistë politike të forcave retrograde që pësuan një disfatë katastrofike në zgjedhje”, theksohet në reagimin e Qeverisë së Shkupit.