Qeveria e Maqedonisë së Veriut shfuqizon vendimin për pagesën e 252 milionë eurove ndaj konsorciumit “Bechtel dhe Enka”

Qeveria, në mbledhjen e mbajtur dje, mori vendim për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë teknike të mëparshme, me të cilin shkaktoheshin implikime fiskale për realizimin e Projektit për ndërtimin e autostradës në Korridorin 8, Seksioni 2: Gostivar-Bukojçani, me një shumë shtesë prej 252.699.474 eurosh, që nuk ishin planifikuar dhe siguruar në Buxhet, dhe as nuk ishin ekonomikisht të qëndrueshme, njofton sot zyra e shtypit e qeverisë.

Nga Qeveria njoftojnë se për këtë vendim do të njoftohet edhe Prokuroria Themelore Publike.

– Ky vendim ishte miratuar më 13 qershor të këtij viti, më shumë se një muaj pas zgjedhjeve dhe disa ditë para marrjes së vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për pamundësinë ekonomike për realizimin e tij, thuhet në njoftimin e sotëm të Qeverisë.