Qeveria e Maqedonisë së Veriut reagoi pas kërkesës së Ministrisë së Kulturës për marrjen e kompetencave disa komunave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar 10 vendime në lidhje me rajonin e Ohrit, pas reagimit të Ministrisë së Kulturës në lidhje me zhvillimet e fundit në hapësirat e restorantit Park.
“Qeveria e miraoi Informacioni e dorëzuar nga Ministria dhe miratoi një seri me vendime për veprim, si dhe për forcimin e punës së institucioneve në të gjitha fushat, përfshirë edhe nga kultura”, raportojnë nga Ministria e Kulturës, duke theksuar se ky reagim vjen pas zhvillimeve të fundit në hapësirat e restoranit-diskotekës Park.

Aktivitetet e radhës në kuadër të Planit për menaxhim me trashëgimin botërore natyrore e kulturore ne rajonin e Ohrit, duhet të koordinohen edhe me Qendrën nacionale për konservim në Shkup, ndërsa Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duhet të marrë mendime paraprake nga Ministria e Kulturës për aktet e miratuara. Për këtë qëllim, theksohet që do të formohet nga ministria një ekip i ekspertëve.
Ministria raportoi që do të formohet një komision professional për të vlerësuar punën e Komunës së Ohrit në lidhje me ndërtimet te restorant Park, ndërkohën Komuna duhet të dorëzojë brenda dy ditëve Informacion për vlefshmërinë e lejeve të ndërtimit në atë pjesë.

Qeveria udhëzoi komunën e Ohrit, Strugës dhe Debarcës që lejet e ndërtimit të lëshohen në përputhje me Planin e detajuar urbanistik dhe Planin për menaxhimin me rajonin e Ohrit.
Ndryshe, Komuna e Strugës dhe Ohrit nuk kanë vullnet për të ndërprerë ndërtimet, vlerësoi javën e kaluar ministrja e kulturës, Irena Stefoska, duke kërkuar nga Qeveria të reagojë.

Ndryshe, heqje të objekteve të paligjshme përgjatë bregut të liqenit të Ohrit dhe në zonën e mbrojtur të qytetit, ndalesë e plotë për ndërtim, harmonizim të planeve urbanistike me Planin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit, mbrojtje të arkitekturës së vjetër të qytetit, heqje të pajisjeve urbane rreth monumenteve të qytetit dhe kolektorëve diellorë nga shtëpitë e Qytetit të Vjetër, janë vetëm disa nga vërejtjet e shënuara në Raportin më të ri të UNESCO-s. Raporti për trashëgiminë e mbrojtur natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit është dorëzuar te institucionet në vend, ndërsa Komuna e Ohrit pritet nesër ta pranojë të njëjtin.