Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendime për lokalet, pishinat, plazhet dhe vaksinën për Kovid-19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 76-të miratoi Protokollin për punën e pishinave dhe plazheve, kafeneve, restoranteve, si dhe pjesëmarrje ne furnizimin global me vaksinën ku*ndër Kovid-19.

Qytetarët edhe në plazhe duhet të respektojnë masat për mbrojtje personale, distancë prej 1.5-2 metra, pastrimin e shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun, dhe pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt të hapësirës së plazhit.

Lejohet të ketë maksimum 15 vizitorë në 100 metra katror, ndërsa duhet të ketë 4 metra distancë ndërmjet ombrellave. Gjithashtu duhet të bëhet edukimi dhe informimi me zë i rekomandimeve. Ndalohet sporti kolektiv.Qeveria gjithashtu raportoi se ka ndërprerë kufizimin për uljen e vetëm dy personave, gjegjësisht katër familjarëve, pranë një tavoline në lokale.

Qeveria raportoi se është kyçur në furnizimin global për vaksinën për Kovid-19.