Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme u miratuan procesverbalet 13 dhe 14 të mbledhjes së Shtabit kryesor koordinues për sigurimin e kooridnimit të plotë në lidhje me parandalimit dhe shpërndarjen e virusit korona, e cila është mbajtur më 28 dhe 30 mars të vitit 2020.
“Në pajtueshmëri me konkluzën e mbledhjes së 14-të të Shtabit kryesor për koordinimin në lidhje me parandalimin e virusit korona, Qeveria ka miratuar konkluzë që të kërkojë ndihmë nga NATO që të aktivizohen mekanizmat për mbrojtje civile në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme në Qendrën Euro-atlantike për përgjigje të koordinuar në rastet e katastrofave dhe e ka obliguar grupin punues të udhëhequr nga Sekretariati për Çështje Evropiane, e cila koordinon me ndihmat ndërkombëtare, të përgatit listë me prioritete të cilat është i domosdoshëm asistimi i ardhshëm nga këto mekanizma”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.