Qeveria e Maqedonisë propozon ligj që do ta mundësojë ndryshimin e gjinisë

Qeveria ka propozuar Ligjin për evidencën amë përmes të cilit krijohet e drejta që personi të ndryshojë gjininë (në dokumente). Propozimi i cili mban firmën e ish-ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe zëvendësit të tij Agim Nuhiu mban flamurin e BE-së.

Dispozitat e propozuara nga organi ekzekutiv i mundësojnë personit që vetëm përmes letërnjoftimit dhe një deklarate të notarizuar të prononcohet për ndjesinë e gjinisë së tij, përkatësisht ta ndryshojë atë nga mashkull në femër ose anasjelltas.

Burime nga grupet parlamentare bëjnë të ditur se ndryshimet në këtë ligj krijojnë mundësi për ndryshimin e Ligjit për familje, përkatësisht mundësinë për të lejuar martesat nga gjinia e njëjtë (në aspektin natyral) ndërsa gjini të ndryshme (në aspektin juridik). Të martën ky ligj pritet të diskutohet në seancë plenare. /Alsat/