Qeveria e Maqedonisë miratoi Protokoll për realizimin e maturës shtetërore

Qeveria sot në seancën e 54-të e ka miratuar Protokollin për shkollat e mesme gjatë realizimit të provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2020/2021.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Protokolli për organizimin dhe zbatimin e maturës shtetërore është miratuar pas pëlqimit nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.
Provimet eksterne të maturës shtetërore do të jepen më 5 dhe 11 qershor, ndërsa krahas kësaj maturantët kanë edhe teste me nga dy interne dhe detyrë projektuese.