Qeveria e Maqedonisë: Gruevski do ta vuajë dënimin në Maqedoni


Qeveria e Republikës së Maqedonisë pret që autoritetet e Budapestit të pranojnë ekstradim dhe në përputhje me respektimin e së drejtës ndërkombëtare si një shtet anëtare e BE-së dhe NATO-s do të lejojë që Nikolla Gruevski të kthehet në Maqedoni në mënyrë që të vuajë dënimin e tij dhe të jetë përgjegjës për aktet e tjera për të cilat ai akuzohet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nikolla Gruevski është dënuar me një vendim ligjor të vlefshëm në një proces publik dhe transparent dhe në të njëjtën kohë janë duke u zhvilluar disa procedura gjyqësore, hetime dhe një procedurë tjetër paragjyqësore kundër tij.

Nga Qeveria thonë se i dënuari Nikolla Gruevski ishte nën mbrojtje të policisë në përputhje me të drejtat që e ndoqën atë si ish-kryeministër dhe ai nuk ka raportuar ndonjë kërcënim për jetën e tij në asnjë situatë.

Kundër Nikolla Gruevskit asnjë persekutim politik nuk u krye kurrë dhe nuk janë regjistruar kërcënime për jetën e tij, por edhe asnjë institucion qeveritar nuk ka kërcënuar jetën e tij. Prandaj, konkludojmë se qëllimi i vetëm i Gruevskit është shmangia e drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, zyrtarisht përveç dërgimit të notës proteste të dërguar dje kundër rolit të ambasadave të Hungarisë në arratisjen e tij nga vendi, do të dërgojë zyrtarisht një kërkesë për ekstradim, pasuar nga dokumentacioni i përgjithshëm i procedurës dhe aktgjykimit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë pret që autoritetet në Budapestit do ta pranojnë kërkesën për ekstradim dhe në përputhje me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, si anëtare e BE-së dhe NATO-s do të lejojë kthimin e Gruevskit në Maqedoni në mënyrë që të shlyej dënimin e tij dhe për t’iu përgjigjur për aktet e tjera për të cilat ai akuzohet.

Republika e Maqedonisë është një shtet ligjor në të cilin qeverisin ligjet. Për çdokënd për të cilin provohet se ka shkelur ligjet dhe për këdo që ka një vendim gjyqësor, do të jetë përgjegjës për veprimet e tij.