Qeveria e Kosovës vendos sanksione ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, në rend të ditës e ka shqyrtimin e propozim-vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj veprimeve ruse në Ukrainë.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës vendos sanksione në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, thuhet në rendin e ditës të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.