Qeveria e Kosovës: Të ak*sidentuarit në Kroaci, vijnë në Aeroportin e Prishtinës pas orës 22:00

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se po punon maksimalisht për t’u ofruar kujdesin dhe trajtimin e duhur të ak*sidentuarve në Kroaci.
Institucionet e Kosovës në koordinim me institucionet e Kroacisë, kanë organizuar kthimin e bashkqytetarëve tanë në Kosovë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile dhe ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00, thuhet në një postim në Facebook.

Qeveria do të organizojë transportin dhe përcjelljen e bashkëqytetarëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” deri te familjet, në vendbanimet e tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e vik*timave lidhur me procedurat e kthimit në Kosovë të trupave të personave që humbën jetën në aks*identin tra*gjik të së dielës, thuhet në postim.