Qeveria e Kosovës shpall masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji për 60 ditë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh.
Sipas dokumentit masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Fjalën përfundimtare për emergjencën për energjinë do ta ketë Kuvendi i Kosovës.