Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-COVID19

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID19. Këto masa janë miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë sw Kosovës.

Te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “porosi”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.
Te ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në orën 05:00.

Në propozimin e MSH-së thuhet se sa u përket masave për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona te infektuar për 100.000 banorë brenda javës):

Ndalohet lëvizja e qytetareve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në, mënyrë te përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësore, të sigurisë, të drejtësisë dhe te ngjashme;

Masat e reja në linkun më poshtë:
https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2021/01/Vendimet-e-Mbledhjes-se-58-t%C3%AB-Qeveris%C3%AB.pdf