Qeveria e Kosovës miratoi kufizimin e lëvizjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndërmarrjen e masave të reja, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe të kontrollit të infe*ksionit me COVID-19 në katër komunat veriore të Kosovës.

“Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë që duke filluar nga data 8 korrik 2020, nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat e Mitrovicës së Veriut Zubin Potokut Leposaviqit dhe Zveçanit” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Vendimi i miratuar nga kabineti qeveritar n*dalon hyrje-daljet 24 orë për personat e infe*ktuar, ata të kontaktit dhe personat e dyshuar në këto komuna, në afat prej 14 ditësh. Ky vendim është propozuar nga Ministri i Shëndetësisë pas kërkesës, e cila është bërë nga kryetarët e këtyre komunave, të cilët kryesojnë shtabet lokale në Komunën Mitrovicës së Veriut Komunën e Zubin Potokut Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zveçanit.