Qeveria e ka miratuar vendimin, prej nesër ora policore fillon në 24:00

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit ka miratuar masata e reja lehtësuese kundër kovid-19.
Me vendimin e ri që hyn në fuqi nesër, ora policore do të fillojë në orën 24:00 dhe të zgjasë deri në orën 05:00. Objektet hotelierike, përkatësisht tarracat e tyre, do të duhen të mbyllen në orën 23:30.
Është miratuar edhe vendimi që të hapen çerdhet për më shumë fëmijë dhe palestrat.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi nesër, 12 maj.