Qeveria: E diela do të jetë ditë jo pune

Qeveria e vendosur që të dielën ta shpallë ditë jo pune. Nga ekzekutivi njoftojnë se në seancën e sotme të këshillit soci-oekonomik është shqyrtuar drafti i ligjit “e diela është ditë për pushimin javor”.

Sipas këtij drafti është paraparë që disa subjekte juridike të punojnë por vetëm në veprimtari të caktuara edhe atë vetëm ata punëdhënës të cilët do të mund të dëshmojnë se proceset prodhuese nuk mund të ndërpriten. Parashihen edhe gjoba për ata që shkelin ligjin.