Qeveria do të nënshkruajë marrëveshje me Bankën Investuese Evropiane

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Banka Investuese Evropiane sot do të nënshkruajnë marrëveshje për financim të projekteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në lartësi prej 100 milionë euro.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë ministri i Financave Fatmir Besimi, nënkryetarja e Bankës Investuese Evropiane Liljana Pavllova dhe drejtori i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut Kire Naumovi, në prani të euroambasadorit Dejvid Girit.