Qeveria do mbyll bastoret, baste vetëm online?

Ministria e Financave po propozon “baste online” në vend të basteve të zakonshme në të gjithë vendin. Ky propozim është në axhendën e sotshme të Qeverisë.

Burime të Alsat brenda Qeverisë thonë se ky vendim do të mbyllë objektet e bastoreve ndërsa pritet që shteti nga bastet “online” të mbledhë deri në 50 milion euro në vit.

Sa i përket sigurisë së basteve dhe pagesave, duke pasur parasysh se në shumë raste kemi të bëjmë me kompani “offshore”, burimet tona thonë se kjo do të rregullohet përmes garancisë bankare.