Me ribalancin e buxhetit për vitin 2022 janë siguruar 76 milionë euro për masa të reja anti-krizë. Nga Qeveria thonë se është drejt fundit dizajnimi I pakos së re dhe në një nga seancat e ardhshme qeveritare do të diskutohet për këtë pikë.
“Masat do t`u dedikohen kategorisë së cënueshme të qytetarëve kurse një pjesë do t`I dedikohet ekonomisë. Për rregullsinë se si është menaxhuar me këtë krizë që zgjat nga viti I kaluar dëshmi janë pakot paraprake anti-krizë” – deklaroi Dushko Arsovski.
I pyetur nëse është I vërtetë informacioni se Bullgaria do ta furnizojë vendin tonë me energji elektrike prej 420 euro për një megavat orë, zëdhënësi Arsovski tha se cmimi ende nuk është konstatuar dhe se nga java e kaluar aktive është grupi I punës së dy qeverive. /KlanMacedonia/