Qeveria diskuton për ndërtimin e qendrës arsimore-kulturore në Tetovë


Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me fillim prej orës 12:00 do të mbajë seancën e saj të rregullt të 57-të me radhë.
Mes pikave që pritet të diskutohet, është edhe informacioni për realizimin e projektit – ndërtimi i qendrës kulturore-arsimore në Tetovë me teatër dhe bibliotekë të re.
Në seancë, do të diskutohet edhe për pikat si, formimi i Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal.