Qeveria bie dakord për katër ditë pune në javë

Koalicioni qeveritar belg ka njoftuar se ka rènè dakord pèr reformèn e ligjit tè punès, ndèr tè tjera duke paraqitur mundèsinè pèr 4 ditè pune nè javè, transmeton Anadolu Agency (AA).

E ashtuquajtura “marrèveshja e punèsisè” synon tè ofrojè mè shumè fleksibilitet dhe liri nè kushtet e punès, me qèllim qè deri nè vitin 2030 tè rrisè shkallèn e punèsimit te popullsia e rritur nè mbi 80 pèr qind nga shkalla aktuale prej 70,6 pèr qind.

Si aspekti mè i rèndèsishèm i reformès, Belgjika do tè reduktojè javèn e punès me kohè tè plotè nga pesè ditè nè katèr, por duke mbajtur të njèjtin numèr tè orève javore tè punès.