Qeveria autorizon Inspektoratin e Tregu të mbyllë aktivitetet që nuk respektojnë masat antiCOVID

Në seancën e sotme Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar propozim-ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, me të cilët parashihen autorizime më të mëdha të shërbimeve inspektuese për përballjen me shkelësit e protokolleve antiCOVID.

Sipas këtyre ndryshimeve, nëse inspektorët vërtetojnë shkelje të protokolleve shëndetësore, do të kenë autorizime që në vendngjarje të shqiptojnë ndalesë të përkohshme të kryerjes së aktivitetit në kohëzgjatje deri në 30 ditë për subjektin juridik.
Njëkohësisht, me ndryshimet e reja ligjore do të rriten gjobat për shkelësit e protokolleve shëndetësore.
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga sëmundje infektive, do të hyjnë në fuqi në momentin kur do të miratohen edhe nga Kuvendi i RMV-së.