Qeveria austriake propozon ligjin për legalizimin e vetëvr*asjes së asistuar

Qeveria federale e Austrisë ka dorëzuar një projektligj për ta bërë të ligjshme vetëvr*asjen e asistuar për të rriturit që vuajnë nga sëmundje të rënda, thuhet në një deklaratë të kancelarisë.
Ligji i ri përcakton kushtet në të cilat vetëvr*asja e asistuar do të jetë e mundur në të ardhmen, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë dhjetorin e kaluar sipas të cilit ndalimi i vetëvr*asjes së asistuar ishte jokushtetues sepse shkelte të drejtën e një personi për vetëvendosje.

“Njerëzit e sëmurë rëndë duhet të kenë qasje në vetëvr*asjen e asistuar”, thuhet në deklaratë.
Ligji i ri lejon të rriturit me sëmundje kronike të bëjnë dispozita për një vetëvr*asje të asistuar.
Ata duhet të konsultohen me dy mjekë të cilët duhet të dëshmojnë se personi është i aftë të marrë vendimet e tij ose të saj. Duhet respektuar gjithashtu një vonesë prej 12 javësh që mund të reduktohet në dy javë për pacientët në fazën përfundimtare të një sëmundjeje.