Mali i Zi ka njoftuar se më 2 dhjetor do të formohet qeveria e re e vendit, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. I mandatuari për kryeministër, Zdravko Krivokapiç i bëri publike emrat e kabinetit qeveritar.
12 ministrat e qeverisë do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme, përveç liderit të koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç, i cili është kandidat për ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i Malit të Zi.
Fakti se në përbërjen e Qeverisë së re të cilën e ka propozuar mandatari Zdravko Krivokapiç dhe në të cilën nuk ka përfaqësues të pakicave nacionale, do të çojë drejtë polarizimit të mëtejmë të shoqërisë, kurse pakicat do të kenë distancë më të madhe në raport me Qeverinë, ka theksuar Genci Nimanbegu, I koalicionit shqiptar.
Më herët nga koalicioni tjetër shqiptar ‘Bashke nji za’ kishin deklaruar se nuk do të bëheshin pjesë e qeverisë së re.