Qethen tullac të dyshuarit për vrasjen e Vanjës- Drejtori burgut thotë se për këto vepra nuk ka frizura

Gjykata penale në Shkup ka sjell vendim për vazhdimin e paraburgimit për katër të dyshuarit e vrasjes së Vanjës dhe berberit nga Velesi.

Katër të dyshuarit, mes të cilëve edhe babai i Vanjës, do të qëndrojnë në paraburgim në Shutkë edhe për 30 ditë.

Ajo çfarë befasoi gjatë mbrëmjes që po lemë pas, është se katër të dyshuarit, teksa silleshin në Gjykatë ishin me flokë të prera apo tullac. Drejtori i burgut të Shutkës deklaroi se për “vepra të këtilla nuk ka frizura”.

Nga ana tjetër, në Turqi është arrestuar edhe i dyshuari i pestë – i pari në vrasjen e Vanjës dhe floktarit, Lupçi Palevski – Pallço. Ai pritet të ekstradohet në vend që të dalë para organeve të drejtësisë.